Barka: “Emigrantëve në Greqi dhe Itali do t u njihen sigurimet shoqërore”
Autori i Lajmit: red.
Shifrat zyrtare numërojnë aktualisht rreth 1 milion emigrantë shqiptarë. Thënë ndryshe gati një e treta jonë apo gjysma e banorëve që jetojnë aktualisht brenda vendit. Po të konsiderojmë edhe disa qindra mijëra banorë të zhvendosur nga zonat e thella të vendit drejt qendrave urbane e qyteteve të mëdha, mund të pohojmë pa frikë se Shqipëria është kthyer, përveç të tjerash, edhe në një komb kantier emigrantësh. Sipas ministrit Barka, kapitalet nga emigracioni po shndërrohen në një burim të rëndësishëm të zhvillimit të vendit, në konkurrencë me investimet e huaja. “Sot është është 2 korrik. Tetëmbedhjetë vjet më parë, disa mijëra qytetarë shqiptarë i treguan regjimit totalitar se hapja drejt Evropës ishte e vetmja perspektivë e natyrshme e Shqipërisë. Të privuar nga mundësia për ta bërë këtë në rrugë të tjera, emigrantët e parë të Shqipërisë moderne, shumica të rinj e të reja, ndoqën rrugën ndoshta më të dhimbshme për ta: ikjen e sforcuar dhe të detyruar nga vendi. Sot, pas gati dy dekadash përvojë migratore, jemi në gjendje të bëjmë bilancin e këtij fenomeni të ri për Shqipërinë, një nga më të ndërlikuarit, më të dhimbshmit, me origjinalët, por edhe nga më rezultativet e historisë moderne të vendit”, - tha ministri Barka. Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punës është në kontakte të vazhdueshme me institucionet përgjegjëse të vendeve pritëse për hartimin dhe zbatimin e politikave sa më mbrojtëse dhe lehtësuese për emigrantët. Aktualisht, janë në fuqi marrëveshjet bilaterale të punësimit me Gjermaninë, Greqinë dhe Italinë. Ministria ka filluar kontaktet institucionale për hartimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja, të cilat të reflektojnë realitetin e ri të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona si dhe të zhvillimin social-ekonomik. Kështu, aktualisht është faza e fillimit të negociatave për hartimin dhe nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të politikave të reja sociale dhe të punësimit si dhe të projektmarrëveshjes bilaterale për Punësimin dhe Formimin Profesional nëpërmjet Punës, si me Greqinë, ashtu edhe me Italinë. Është hartuar dhe së shpejti do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë italiane në fushën e migracionit të punës etj. “Për sa u përket marrëveshjeve në fushën e njohjes reciproke të sigurimeve shoqërore, si një nga problemet më të mëdha që shqetësojnë me të drejtë emigrantët tanë, mund të them se kemi kohë që kemi filluar negociatat me vendet pritëse dhe është rënë dakord në parim për hartimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për sigurimet shoqërore me Greqinë e Italinë dhe jemi në proces negocimi të drafteve të këtyre marrëveshjeve , - tha më tej ministri Barka. Tashmë janë vendosur kontaktet me autoritetet lokale dhe rajonale në Greqi dhe Itali. Me palën greke janë zhvilluar dy takime në nivel ministror dhe dy takime në nivel specialistësh. Sipas burimeve nga Ministria e Punës, sigurisht që emigracioni shqiptar nuk është përqendruar vetëm në këto dy vende, por edhe në Kanada dhe SHBA, me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në këtë fushë. Përdorimi më i mirë i kapitalit financiar, human dhe social të emigracionit në zhvillimin ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor të vendit, është në qendër të vëmendjes së Qeverisë, e cila, nga ana e saj e ka të qartë se remitancat e emigracionit po rriten me ritme të shpejta, duke arritur në vitet e fundit në mbi 1 miliard dollarë. Nxitja e kthimit vullnetar të emigrantëve të suksesshëm, nëpërmjet iniciativave ekonomike, fiskale, ligjore, bankare është një nga synimet kryesore të politikave qeveritare. Kështu, iniciativa "Shqipëria 1 EURO" ka si target të saj edhe emigrantët.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008