Kombinati dhe Lapraka do të kenë ujë me orare të kufizuara për shkak të remonteve
Autori i Lajmit: red.
Kryeqyteti nuk do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm. Të paktën kjo është siguria që jep për kryeqytetasit Drejtoiria e Ujësjellësit në Tiranë. Rritja e konsumit të ujit për shkak të temperaturave të larta si dhe shpërdorimi i ujit të pijshëm kanë pakësuar presionin e tij duke shkaktuar probleme në furnizim për katet e larta. Drejtoria e Ujësjellësit deklaron se deri më tani nuk ka reduktuar oraret e furnizmit me ujë të pijshëm në asnjë zonë të kryeqytetit. Por në muajt në vazhdim kufizimet nuk përjashtohen, gjithmonë nëse do të ketë ulje të burimeve hidrike nga thatësira. Sipas drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun, Armand Maho, për momentin burimet hidrike janë të kënaqshme, krahasuar me një vit më parë. "Deri tani burimet janë të mira dhe ka një furnizim normal të popullsisë. Nëse do të kemi rritje të shpërdorimeve nuk përjashtohet mundësia që Tirana të kalojë me furnizim dy herë në ditë me ujë",- u shpreh Maho për mediat. Por nga ana tjetër, remontet në sistemin elektrik në disa zona si Kombinati kanë penguar edhe furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm. Në zonën e Laprakës, e cila furnizohej 16 orë me ujë të pijshëm nga Bovilla janë reduktuar oraret e furnzimit me qëllim kompensimin e zonave ku hasen probleme. Në drejtorinë e ujësjellësit vazhdojnë të bëjnë apel për mosshpërdomin e ujit të pijshëm të paktën gjatë stinës së verës.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008