Ministrja kosovare: Nuk u kemi dhënë energji
Kosovës Justina Pula tha se Korporata Elektroenergjitike e Kosovës nuk ka transferuar energji në Shqipëri në muajin dhjetor 2009. Në një konferencë shtypi të përbashkët me Ministrin shqiptar të Ekonomisë Dritan Prifti, homologia kosovare ka thënë se Kosova pranoi energji nga Shqipëria në këtë periudhë. Sipas saj, KEK ndaloi prodhimin e energjisë në disa sektorë të tij për të krijuar hapësirë në rrjet për energjinë që është marrë nga Shqipëria në formë depozite për tu
kthyer gjatë muajve të verës. KEK-u për shkak të situatës emergjente që ekziston në Shqipëri ka ndalur dy njësitë për prodhimin e energjisë elektrike të termocentralit Kosova A për ti dhënë mundësi KESH-it që të shfrytëzojë në maksimum prurjet e mëdha të ujit në hidrocentrale. Kjo marrëveshje ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë përsa i përket shkëmbimit. Njësia e parë e TEC-it është ndalur më 26 dhjetor dhe më pas me 1 janar, që do të thotë se është bërë vetëm për shkak të situatës emergjente, u shpreh Pula. Sipas ministres kosovare, Qeveria e Prishtinës iu përgjigj kërkesës së palës shqiptare për ndihmë në këtë situatë të vështirë. Gjatë konferencës së përbashkët të dy ministrave u konfirmua bashkëpunimi dypalësh në vepra të përbashkëta energjetike në shërbim të dy vendeve. Prifti e Pulaj thanë se do të fillojë ndërtimi i një hidrocentrali të përbashkët në Zhur si dhe linja e interkonjeksionit 400 kilovat. Ditët e fundit në media në Kosovë dhe Shqipëri ka pasur aludime që akuzonin se KESH-i shqiptar nuk ka prodhuar energji gjatë muajit dhjetor duke lënë ujin të grumbullohej në depozitat e HEC-eve. Sipas këtyre akuzave të përgënjeshtruara zyrtarisht, grumbullimi i ujit në kaskadën e Drinit ishte bërë shkak për përmbytjet në Shkodër.