E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët vijojnë protestat: Presim përgjigje nga ACR

BULQIZË- Minatorët e Bulqizës kanë vijuar edhe sot protestat në ambjentet e kompanisë austriake ACR, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në pritje të një përgjigje nga ana e pronares së firmës ACR.

Konfederata e sindikatave dhe minatorët bëjnë të ditur se i kanë dërguar që ditën e djeshme një shkresë pronares së kompanisë ACR ku parashtrohen të gjitha kërkesat e tyre, ndërkohë që ende sot nuk kanë një përgjigje.

Kjo e fundit ka pranuar dje që marrëveshja mes palëve të nënshkruhet edhe nga kreu sindikatës së minatorëve, Taf Koleci gjithashtu ka pranuar edhe të gjitha kërkesat e tjera të minatorëve për rritje page e përmirësim të kushteve të punës.

Por minatorët kërkojnë nga ana e tyre largimin edhe të administratorit të firmës, e vetmja pikë ku nuk bien dakort.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›