E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mini Countryman, shfaqen fotografitë e para automjetit të vogël

Familja e Mini-t është rritur edhe për një anëtar. Anëtari më i ri është SUV-i kompakt Countryman, i njohur edhe si Mini Crossover, fotografitë e të cilit kanë vërshuar në adresat e ndryshme të internetit. Gjëja e parë që mund të vërehet me të shikuar në automjetin e ri Mini është sa ai në fakt dallohet nga modeli koncept në të cilin është ndërtuar. Më shumë ai ngjan me modelin koncept Beachcomber, i cili ka debutuar në panairin e automjeteve në Detroit, se sa në konceptin bazë. Edhe pse detajet teknike priten të dalin ndërkohë, gjykuar sipas shenjës All4 në dyert e tij, automjeti në fotografi është modeli i parë Mini me motorizim në të katër boshtet. Dalja në shitje dhe çmimi tani për tani mbeten të panjohura.

23 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›