E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIP-at e veshur më keq në 2009-n

Të jesh i pasur nuk nënkupton domosdoshmërisht të kesh shije të hollë. Një pjesë e VIP-ave më të përfolur janë pjesë e kësaj kategorie të stiluar keq. Ata mjaftohen me faktin e një veshjeje të një stilisti me emër dhe i lenë atij gjithçka në dorë,pa marrë parasysh se për t’u dukur bukur, duket të ndihesh komod me atë që vesh. Muzikantë, artistë, modele ëndërrojnë të ecin mbi tapetin e kuq mes mijëra shkrepjeve të paparacëve, të cilët përveçse të marrin një emocion të momentit, kapin çdo detaj jo të këndshëm, duke vënë në lojë si shijen ashtu edhe garderobën e artistit të famshëm. Por cilët janë vipat e veshur më keq në vitin 2009?

CHER
Në vitet 80’ shumë pak artistë kishin arritur famën e këngëtares tepër të veçantë Cher. Kohët e fundit ajo ka fituar një çmim nga “Academy Award”, por nuk mjafton me kaq. Fytyra e saj e gjatë ngjason më tepër me një shtrigë, se sa me një aktore, fituese të çmimeve të mëdha. Një tjetër problem i aktores është edhe veshja demode, që shpesh herë bie në pah negativisht.

MADONA

Ironike, revolucionare, e plot cilësi të tjera të cilat tregojnë për karierën muzikore të Madonës. Nga viti 1980 deri në ditët e sotme, Madona ka shitur miliona disqe në mbarë botën, për muzikën dhe pamjen e saj interesante. Gjatë vitit të fundit diçka ndryshoi. Në evenimentet më të mëdha ajo u prezantua me veshje që i shkonin më për shtat një funerali.

Kërtni Lov

Femra e rokut, ende sot ka me mijëra fansa në nder të ish-bashkëshortit të vdekur Kurt Kobein. Por, shija e saj për veshjet pa dyshim që është përkeqësuar. Duke u përpjekur të ruajë tendencën e veshjeve të këngëtarëve rok, Kërtni është shndërruar në simbol të “karikaturës”, me fustanet e saj si të marrë nga koshi i plehrave. Ajo ndjek modën më të fundit? Mbase jo, mbase çdo gjë që provon këngëtarja është një përpjekje e dështuar për të rënë më tepër në sy.

Miki Mourk
Një mashkull potent i cili në rininë e tij u shqua për sharmin mashkullor dhe shijen për veshje të zgjedhura. Për shumë kohë u shkëput nga bota e filmit, për t’u rikthyer me disa vite mbi shpinë dhe si pasojë një garderobë disi të çuditshme. I njohur si “djali i keq” Miki ka qenë një nga protagonistët krysorë që ka pasur nderin të ecë mbi tapetin e kuq, që kotrastonte keq me xhaketat bojëqielli të inspiruara nga ana e fshehur femërore.

Britni Spirs
Pasi shiti miliona kopje disqesh në mbarë botën, imazhi i këngëtares Britni Spirs ra ndjeshëm. Arsyet me siguri ishin të shumta, duke nisur nga sjelljet jo të hijshme e për të përfunduar më pas me paraqitjen e saj vulgare. Shpesh herë ajo u fotografua e veshur si mos më keq, me njolla në veshjet e saj dhe flokë të pakrekur. Nëse dikush nuk do ta njihte kush ishte, me siguri do të kujtonte se përballë kishte një endacake.

Merlin Mensën
Vampiri i muzikës. Kështu është konsideruar këngëtari enigmatik Merlin mensën, i cili ka dashur të eksperimentojë jo vetëm me krijimet e tij muzikore, por edhe në stilin e tij të veshjes. Me rroba të zeza dhe sy të grimuar rëndë, Mensën ka surprizuar të gjithë personat normalë. Ai herë pas here është vlerësuar edhe si një kombinim i jashtëtokësorit me një fëmijë të filmave horror të pushtuar nga djalli.

Ashton Kutçer

Prej një dekade, djaloshi simpatik vazhdon të renditet si një ndër aktorët më me prezencë në botën e kinemasë. Dhe për këtë ka provuar pak nga të gjitha: aktor, model, producent. Por jo gjithçka shkon mirë. Pamja e tij nuk është në nivelin e duhur. Bashkëshorti i aktores Demi Mur nuk kujdeset shumë për pamjen e tij të jashtme, duke përmendur këtu prezantimet e tij me kapele kauboj apo këmishat me kuadrate.

23 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›