Toshiba Qosmio X500, del në shitje modeli i ri i laptopit
Toshiba ka filluar me shitjen e modelit Qosmio Q500, të pajisur me procesorin Core i7 dhe kartelën GeForce GTS 360M. Ky laptop vjen me ekran të diagonales prej 18.4 inç, ndërsa është i bazuar në version mobil të procesorit Core i7, i cili bart shenjën i7-720QM. Kartela grafike është NVIDIA GeForce GTS 360M, e dedikuar për përdorim pikërisht në laptopë dhe i pajisur me memorien GDDR5. Në të gjenden edhe 500 gigabajt disk, 8 gigabajt memorie, Blu-Ray dhe shtëpizë kuqezi. Çmimi në tregun amerikan është pak më i lartë se 1.500 dollarë, me të cilin ky laptop kategorizohet në segmentin e lartë të ofertës së laptopëve.
Ariete
Prodhon hekurin e parë “magjik”
Përdoruesve të pakudesshëm të nuk do t’u ndodhë më t’u digjen rrobat duke hekurosur, sepse kompania Ariete ka zbuluar “hekurin magjik”. Mikro-sensorët në hekurin e ashtuquajtur “auto lift” janë konfiguruar në atë mënyrë që ai “e di” kur dikush nuk e mban në dorë dhe respektivisht nuk e shfrytëzon. Kur ai lihet i kthyer, fillon të lëshojë avull automatikisht, duke parandaluar që sipërfaqja e nxehtë të djegë rrobat. Nëse hekurin nuk e përdorni për tetë minuta, ai fiket automatikisht, kështu që parandalohet edhe mundësia e nxitjes së ndonjë zjarri. Kompania Ariete ka përfaqësinë e vet në Itali, e hekuri i ri në këtë shtet kushton 65 euro.
23 Janar 2010