Shëndeti dhe mitet që duhen përmbysur
Automjeti i ri i Mitsubishit RVR, i cili së shpejti do të shitet në tregun japonez, do të debutojë edhe në Europë me emrin “ASX”. Fotografitë të përpunuara dixhitale, të cilat i ka ofruar Mitsubishi së bashku me raportin për media, tregojnë se nga modeli japonez ASX do të dallohet për detaje më pak kozmetike në kuptim të mbrojtësve më të errësuar para dhe prapa, si dhe për sinjalizuesit e drejtimeve e dritave të pasme. Raporti i mangët i prodhuesit japonez përmend që ASX do të ketë një paletë të plotë motorësh, prej të cilëve theksohet ai me 1.8 litra dhe turbo-mbushës me djegie të drejtpërdrejtë dhe funksionin Stop & Go i çiftëzuar me marshin mekanik prej gjashtë shpejtësish. Mitsubishi ASX do të debutojë në panairin e Gjenevës gjatë muajit mars, ndërsa në shitje duhet të dalë në mes të vitit.
23 Janar 2010