E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse shqiptarët nuk blejnë Shqip?

Tiranë- Teksa ecen përgjatë rrugës Murat Toptani në kryeqytet syri të zë anëkënd artikuj dhe produkte 100% shqiptare. Festat e Nëntorit çelën në këtë mënyrë edhe siparin e panairit Blej Shqip, në qender të së cilit qendron motoja e shitjes dhe promovimit të produktëve Made in Albania.

Në hyrje të Blej Shqip syrin ta rrembenin menjëherë kostumet popullore, tradicionale të trevave shqiptare. Skishte si të ndodhte ndryshe, ato qendronin me të gjithë madheshtinë e tyre, si përfaqësuese të traditës shqiptare anëkënd vendit. Qytetarë të shumtë ndalonin përpara tyre, më së shumti për Një fotografi për kujtim pranë costume dhe pak apo aspak për ti blerë. Për fat të keq edhe pse ato janë simbol i traditës, dhe rrugëtimit ndër shekuj të historisë shqiptare pakkush shpenzonte për ti blerë.

Janë të huajt ato që ja dinë më shumë vlerën një kostumi tradicional, edhe pse e trishtë, duket se ky është realiteti.

Të huajt blejnë më shumë se shqiptarët- shprehet stilistja e tyre Edlira Sulaj. Duke na rrëfyer se për fatin e keq, shqiptarëve nuk ua mban xhepi ti blejnë. Duke u mjaftuar sipas saj vetëm më një foto ose me pyetje kurreshtare se çfarë krahine janë, me çfarë janë punuar etj.

Sipas Edlirës fakti që shumica e shqiptarëve nuk ia dinë vlerën dhe nuk njohin simbolikën e një kostumi tradicional të trevave shqiptare, përben edhe mosineteresimin për të shpenzuar para për ta bërë pjesë të familjes apo të historisë së saj kostumin.

Shqiptarëve që jetojnë brenda kufijve për fat të keq nuk ua mban xhepi, është për të ardhur keq. Por akoma më i trishtë është fakti që shumica e atyre që vijnë dhe interesohen nuk i njohin aspak kostumet popullore. Njerëzit mendojnë shpesh se vetëm ngjyra bardh e blu përfaqeson Tiranën, dhe një kostum i tillë është tipi tirons. Por jo, nuk është kështu- na rrëfen Edlira, stiliste në një ndër atelietë që merren me punim artisanal të veshjeve tradicionale nga të gjitha trevat e Shqipërisë, në zonën e Kasharit.

Përpjekja për të sjellë sa më afer origjinales kostumët tradicionale është art me vetë, është punë dhe sakrifikë artistike, dhe nuk përben aspak një biznes siç mund të mendojnë disa. Edlira tregon se familja e saj ka investuar mbi 100 milionë lekë për të ndertuar atelienë dhe për të marrë të gjitha materialet origjinale në riprodhimin e kostumeve popullore.

Familja ime ka investuar e vetme rreth 100 milionë lekë për të ngritur dhe mbajtur në këmbë një biznes të tillë, nevojitet ndihmë dhë mbështetje nga shteti për ti përkrahur artizanët që merren me riprodhimin e kostumëve tradicionale- apelon Edlira.

Gjatë bisedës me Edliren, rrëfimi i saj ndërptiet herë pas here pasi i duhet ti pergjigjet kurreshtarëve të shumtë, duke lëvizur san ë një manekin tek tjetri pasi dikush dëshiron të bëjë foto pranë kostumëve të trevës së tij. Ajo na shpjegon se për të riprodhuar një kostum tradicional kombëtar nevojitet të kesh një patent përkatëse. Ndodh shpesh, për fat të keq, siç thotë Edlira që vetëm për hir të kostos personat që i riprodhojnë heqin element nga kostumi origjinal. Duke theksuar se në histori smund të nderhysh, për hir të biznesit.

Është për të ardhur keq që për hir të kostos hiqet një tantellë, një rrip apo diçka tjetër, kjo sështë riprodhim ky është bastardim i kostumit. Pasi në histori smund të ndërhysh vetëm e vetëm se do të nxjerrësh përfitime nga ajo- tregon me keqardhje Edlira.

Teksa lëmë tendët e kostumeve popullore zhvendosemi në një tjetër, atë ku shiteshin prodhime bulmeti. Tregatët tregojnë se prodhimet janë 100% bio, dhe tërësisht shqiptare. Por sipas tyre shitjet sjanë të medha për faktin se çmimet janë më të shtrenjta se ato që janë mesuar të blejnë shqiptarët nëpër supermarket, nën market e shteteve të huaja dhe kryesisht ato fqinje.

Shitje ska shumë, sepse 1000 lekë kg i duket shtrenjtë konsumatorit shqiptar për një shishe vaj ulliri, i cili nuk ka asnjë përzierje dhe është shumë i shëndetshëm. Por ato janë mesuar të blejnë nëpër markete vajra shumë më të lirë dhe aspak të njejtë në cilësi si me produktin bio shqiptar. Cti bësh- shprehet njëri nga shitësit në këtë tende.

Po të njejtin fat duket se kanë edhe djathi, gjalpi dhe sidomos mjalti prodhim vendas. Çmimet janë të njejta siç i shesin nëpër dyqanet apo baxhot e tyre, por konsumatori për këtë cilësi është më i kufizuar.

Nga ana e tyre vetë qytetarë shprehen se çmimet janë të kripura, dhe se në rast e çmimëve më të arsyeshme do ti preferonin më tepër se mallrat e importuara. Teksa vazhdojnë duke shijuar ushqimet dhe pijet shqiptare të ofruara në tendat e panairit.

E ndërsa ushqimet që janë baza e një jetese të shëndetshme skanë fatin e mirë të lulëzojnë për xhepat e kursyer të shqiptarëve, bum shitjesh vërehet nëpër tendat e artikujve artizanale me simbole shqiptare. Flamuj, gota, bluze, dosje, stilolapsa, dhe shumë aksesorë të tjerë me simbolet tona kombetare njohen një rekord shitjesh në panairin e Blej Shqip. Aksesorët me simbolin e flamurit, Skënderbeut, Nënë Terezës ishin ndër më të terhequrat nga vizituesit e panairit.

Sipas organizatorëve të këtij panairi kryefjala e tij është pikërisht nxitja e konsumatorit shqiptar që të konsumojnë produkte shqiptare. Organizatorët tregojnë se panairi i produkteve shqiptare Blej Shqip nuk vjen për here të parë për publikun shqiptar, por risia e kësaj herë është që produktet shqiptare vijnë në një ditë simbolike për mbarë vendin, pikërisht në ditën më të dashur të shqiptarëve, atë të Pavarësisë.

Nuk është hera e parë që Blej Shqip organizon një panir të tillë, por me rastin e festave të Nëntorit ai ndjehet më shumë për faktin se në qendër ka gjithçka shqiptare dhe të prodhuar prej tyre, çka shkon shumë për shtat edhe me këtë ditë- tha për IDEAN, njera nga organizatoret, Lorena Shele.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kriza financiare prek edhe librin shqip
  2. Në Luginë vazhdon regjistrimi, pa shqiptarët
  3. Anti-Evropianizmi në Maqedoni, shqiptarët distancohen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›