E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Për LDK-në numerimi elektronik, jetik

Tiranë- Përshtypjet e vizitave  të bëra në Prishtinë, kreu i PS-së Edi Rama  i shkruan herë pas here në faqen e tij në Twitter. Pak më parë ai ka postuar mendimin e tij për takimin e zhvilluar në selinë e LDK-së.

Në selinë e LDK folëm për cilesine e proçesit zgjedhor. Miqtë e LDK vlerësojnë të dështuara listat e hapura dhe jetik numërimin elektronik- shkruan Rama.

Numërimi elektronik dhe listat e hapura janë vetëm dy prej kërkesave që partitë e vogla të majta e të djathta i kanë drejtuar dy të mëdhave në kuadër të reformës zgjedhore në Shqipëri.

Gjithashtu Rama komentoi edhe për takimin me Albin Kurtin : Selia e Lëvizjes Vetëvendosja një hapesirë plot energji dhe imazhe tërheqëse. Biseda me Albin Kurtin një kënaqesi intelektuale- shkruan Rama.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Twitter, Rama: Miratimi i ligjit, tradhëti kombëtare
  2. Twitter, reagon Rama pas deklaratës së Berishës
  3. Rama në Twitter: Borxhin e Saliut e paguajnë shqiptarët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›