E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skulptori Ylli Plaka, katalog me punimet më të mira

Skulptori Ylli Plaka, sjell në një katalog punimet më të mira të 20 viteve karrierë,që ai ka zhvilluar në Itali. Kryesisht, skulptori e ka ndarë kryesisht krijimtarinë e tij në dy pjesë, ku ka përdorur dy teknika, atë të gresit dhe të qeramikës.

Ylli Plaka ka hapur shumë ekspozita personale dhe të përbashkëta në shtetin italian, por ai shpreson se së shpejti do të vijë për publikun shqiptar në një ekspozitë personale.
 

Për skulptorin Ylli Plaka nuk kanë munguar as çmimet, ku në vitin 2009 një nga veprat e tij është vlerësuar me çmimin e parë në festivalin ndërkombëtarë të Maiolicas, përballë 500 punimeve të tjera. Po çfarë e frymëzon më së shumti skulptorin Ylli Plaka, në krijimtarinë e tij artistike?

Kritiku i njohur italian Luciano Caprile, ka shkruar për skulptorin, në katalogun e tij se, “Gjesti i Ylli Plakës ushqehet me elementë narrativë të karakterit alegorik që ftojnë vëzhguesin të ndjejë menjëherë kënaqësinë e konceptimit dhe kompozicionit”.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›