E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeqyteti boshatiset, qytetarët drejt plazheve

TIRANË- Sot data shënon 1 gusht. Kryeqyteti, me mbi 1 milion banorë duket se po boshatiset pak nga pak. Njerëzit gjithnjë e më shumë po i drejtohen plazheve. Shumica e banorëve preferojnë jugun e Shqipërisë për të pushuar.

“Do shkoj në Sarandë, atje jemi shumë të kënaqur edhe nga shërbimi. Na vjen mirë që na ofrojnë kushte kaq të mira”, thotë një banore.

Ndërkohë që ka edhe nga ata, që të përmalluar për Tiranën, si shkak i emigracionit vijnë në kryeqytet dhe shijojnë bukuritë që ofron Tirana në një ditë gushti.

“Prej Ulqinit kemi ardhur për vizitë. Pas Tiranës do vizitojmë Krujën dhe Shkodrën”, shprehet një person.

Ndërsa një tjetër rrëfen “Vij pas 15 vitesh në Tiranë, më ka marrë malli. Ndryshimi është shumë i madh, unë po humbas, nuk orientohem dot”.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›