Miniera e Bulqizës, “Ora News” transmeton live grevën

15 minatorët vijojnë ditën e 5-të, të grevës së urisë, ndërsa pjesa tjetër e tyre zhvillon protestën para ambienteve të “ACR”.
RTV, “Ora News”, transmeton direkt nga miniera e Bulqizës, grevën dhe protestën e tyre.
Pëpara ambienteve të minierës së Bulqizës, familjarë të grevistëve mbështesin minatorët grevistë dhe kërkesat e tyre.
Minatorët grevistë shprehen të vendosur për të qëndruar të ngujuar në ambientet e galerisë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
Ndërkaq ditën e djeshme njëri prej tyre ka ndërperë grevën pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ai u dërgua menjëherë në spital.
Ata po zhvillojnë grevën e tyre në nivelin e 14-të të minierës së Bulqizës, 1400 metra nën tokë, ndërsa pjesa tjetër e minatorëve vijon protestën para zyrave të “ACR”.
Po ditën e djeshme, minatorët kanë shtuar kërkesat e tyre, duke kërkuar rritje page nga 20 në 40% si dhe largimin e administratorit të “ACR”.
Minatorët kërkojnë gjithashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.