Minifutbolli. Shqipëria humbet me GjeorgjinëMë vetëm një fitore në grupin C, ajo kundër Maltës (5-2), vendit organizator, Shqipëria u rendit në vendin tretë, një pozicion më i keq se ai në eliminatoret e Kampionatit Botëror, kur u renditëm të d

Shqipëria e futbollit në sallë humbi 3-0 me Gjeorgjinë në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Hungari 2010”, e dyta me këtë rezultat pas asaj me Greqinë në takimin e parë.
Sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar të FIFA-s për futbollin në sallë, Gjergji Bitrit i cili ishte i pranishëm si zakonisht edhe në këtë në ndeshje, pjesa e parë e ndeshjes ishte tërësisht e ekuilibruar dhe përfundoi 0-0.
“Në pjesën e dytë, -tha nga Malta për Albania-sport.com, Bitri, - përfaqësuesja jonë bëri gabime në mbrojtje, duke u ndëshkuar me dy gola. Dëshiroj të theksoj se, gjykimi i arbitrit kryesor nga Portugalia nuk ishte në nivelin e duhur. Goli i tretë i Gjeorgjisë u shënua pas një faulli të paqenë”.
“Gjithsesi, - shtoi Bitri, me banim në Maltë, - kjo nuk e justifikon lojën jo të mirë të ekipit tonë, por dhe ndonjë zgjedhje jo fort të goditur nga ana e trajnerit”.
Më vetëm një fitore në grupin C, ajo kundër Maltës (5-2), vendit organizator, Shqipëria u rendit në vendin tretë, një pozicion më i keq se ai në eliminatoret e Kampionatit Botëror, kur u renditëm të dytët.
Gjeorgjia nga ana e saj fitoi ndeshjen e parë me Maltën(3-1) dhe humbi në ndeshjen e dytë me Greqinë (5-0), duke u renditur e dyta.
NDESHJET
GRUPI C ELIMINATOR
19.02.2009: Greqi-Shqipëri 3-0
20.02.2009: Maltë-Shqipëri 2-5
22.02.2009: Shqipëri-Gjeorgji 0-3
E Diele, 22 Shkurt 2009