E Shtunë, 31 Tetor 2026

O Edi Rama, sa lehtshëm rren o njeri!

09-12-2011 / Gazeta 55

Në Ditën e Rinisë, kur Bashkia e Bashës festonte me rininë, Edi Rama ndau kujtimet e veta “refleksion-kurban” me Erion Velinë. Por, rrena e mbizotëroi paciptësisht takimin, duke e fshehur shkuarjen e Edvinit në takimin e 92-it në makinën e mbesës së Ramiz Alisë, duke maskuar thirrjet ekstremiste që s’kishin asnjë lidhje me demokracinë si dhe duke fshirë nga fjalimi udhëtimet e shpeshta Tiranë-Athinë gjatë atyre ditëve

Edi Rama i fut herë një “Refleksion” dhe herë një “Kurban”, kthehet sërish te “Refleksionet” dhe i duket vetja se është në rregull. Këtë “rikthim” bëri edhe dje.
Për këtë “rikthim” në pikënisjen “Refleksion – Kurban”, zgjodhi dje, në 21 vjetorin e lëvizjes studentore, të organizonte një tubim te Universiteti i Arteve.
Ai tubim, përveçse ishte ia “pa vend” (sepse sipas logjikës së kreut të PS-së, çdo kryetar partie dje, duhet të zhvillonte ndonjë tubim më vete), tentonte nga ana tjetër, prej vetë Edi Ramës, ti jepte vetes një vend protagonisti, në lëvizjen studentore të 21 viteve më parë.
Por, me gjithë sforcimet e Edi Ramës për të privatizuar ditë dhe data të shënuara, a thua se ka të bëjë me “natën e Pezës apo “natën e bardhë”, duke tentuar për të ngatërruar ditën e 8 dhjetorit me “natën e Pezës apo “natën e bardhë”, ai
 Vetë është i ndërgjegjshëm, se protagonist i ngjarjeve të 21 viteve më parë, nuk ka për të qenë ndonjë herë...
... Nuk ka për të qenë, sepse fizikisht nuk ka qenë në “vorbullën” e atyre ngjarjeve.
Vetë e ka thënë dhe stërthënë më se nj herë, se në 8 dhjetorin e vitit 1990, ai ndodhej në Greqi. Për pasojë, 21 vite më pas, ai nuk mund të tentojë të bëjë protagonistin, për një datë apo ditë, që atë e gjeti zgjuar dhe ngrysur..., jo në Tiranë, as në Qytetin Studenti..., por në Greqi.
Larg abuzimeve me atë se si Edi Rama mundtte të lëvizte lirshëm, jashtë kufijve me tela gjemba, ajo çka ka më shuam rëndësi, është pyetje “se me se lëvizte ai, jashtë kufijve me tela me gjemba?”.
E pra, në 8 dhjetorin e vitit 1990, ditën kur hyri në histori lëvizja studentore, Edi Rama ishte në Greqi, por se lëvizte, në itinerarin Shqipëri-Greqi-Shqipëri, me makinën e mbesës së Ramiz Alisë.
Sjellja e tij e djeshme te Universiteti i Arteve, e tejkalon ironinë dhe cinizmin. Ndërsa në 8 dhjetor 1990, ai ndodhej në makinën e një prej fëmijëve të Enver Hoxhës, 21 vjet më pas, tenton protagonizmin në shembjen e diktaturës së Enver Hoxhës. Po të ishte i shumëdëshiruar për këtë, me çfarë makine do të lëvizte ai, jashtë kufijve me tela me gjemba të Shqipërisë.
Broçkullat e Edi Ramës, të “konfirmuara” nga bashkautorë të “Refleksioneve”, për përjashtim nga PD-ja, edhe vetë ai nuk i beson. Nuk i beson, sepse edhe thirrjet provokative për veprime ekstreme ndaj byroistëve, jo vetëm që nuk kishin asnjë lidhje me demokracinë, nuk është se ai i dëshironte seriozisht..., përveçse të damkoste lëvizjen studentore dhe gjithë lëvizjen demokratike të 21 viteve më parë.
Ndaj edhe tingëllonte më tepër se komike, gënjeshtër, sjellja ironike dhe cinike e djeshme e Edi Ramës, ndërsa tentonte të ndante me Erion Veliajn (i cili vetë atëherë, përdorte ende oturakun), kujtimet e 8 dhjetorit 1990..., por jo për në Qytetin Studenti, por për në Greqi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›