E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria ka bërë progres, qeveria në rrugën e duhur edhe opozita duhet të lëvizë në rrugën e duhur”

09-12-2011 / Gazeta 55

Elmar Brok u shpreh se opozita duhet të lëvizë në drejtimin e duhur
 
“Shqipëria po punon shumë mirë vitet e fundit. Ajo duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe jam shumë i kënaqur që partia opozitare po merr pjesë aktive në reformat që kërkojnë 2/3 e votave në Parlament. Mundësia që të diskutohen dhe të bëhen reforma të reja nuk është vetëm në dorën e partisë demokratike, të kryeministrit Berisha, por edhe të Partisë Socialiste” - Kështu është shprehur Luca Volonte. Ai tha se “shpresoj që kjo qasje e re e opozitës, përgjegjshmëria e saj ndaj kombit duhet të vazhdojë edhe në ardhmen dhe në këtë drejtim Shqipëria mund të ketë shanset që të mund të bëhet anëtare e BE. Konsensusi është kyç për integrimin evropian dhe për procesin e monitorimit nga Këshilli i Evropës. Shpresa jonë e përbashkët është që parlamenti të punojë shpejt në këtë drejtim”. Edhe Elmar Brok në një intervistë për mediat deklaroi se, “Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe mendoj se qeveria është në rrugën e duhur, por ende shumë punë mbetet për tu bërë për zhvillimin ekonomik apo ngërçin politik. Opozita duhet të lëvizë gjithashtu në drejtimin e duhur”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›