Sigurimet shoqërore tashmë vetëm online

Vendimi kaloi sot në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, për miratimin e ndryshimeve mbi ligjin “për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vendimin në administratën tatimore".
Drejtori i Teknologjisë së Informacionit pranë DPT-së, Roland Rista, theksoi se ndryshimet mbi procedurat e deklarimit të listapagesave të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore kanë hyrë në fuqi që nga data 1 janar e këtij vit. Këto ndryshime, tha ai, ngarkojnë subjektet që janë të detyruara të deklarojnë dhe të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, duhet të dorëzojnë në organet tatimore, brenda afateve ligjore elektronikisht, listëpagesat dhe të dhënat për ndryshimin e numrit të punonjësve për vitin 2012. Për identifikimin e punonjësve, që deklarohen në listëpagese, theksoi ai, do të përdoret numri personal.
Ndër të tjera Rista shpjegoi se ligji ngarkon një sërë institucionesh shtetërore për të bashkërenduar punën për përcaktimin e nomenklaturës dhe procedurave për shkëmbimin e të dhënave, certifikimin dhe transmetimin elektronik të tyre, rregullat e përpunimit të të dhënave, si dhe të ruajtjes në regjistra elektronike të historikut të kontributeve të paguara dhe të fondit të pagave, për çdo subjekt dhe person kontributpagues, sipas muajve.
"Kjo është një reformë e nisur nga DPT nga viti 2007 në qendër të së cilës është informatizimi i të gjithë tatimeve, deklarata tatimore, elementi i fundit i së cilës është listëpagesa e kontributeve. Do të jetë një mjet efikas edhe në luftën kundër evazionit fiskla", theksoi Rista. Ai shprehet se ndryshimet janë mirëpritur nga biznesi, pasi që në ditët e para të muajit janar një pjesë e mirë e tij ka nisur listëpagesat elektronikisht pranë administratës. /Start/
2012-01-23 14:18