Senati francez pritet të votojë projektligjin për gjenocidin armen

Anëtarët e parlamentit të Dhomën e Ulët miratuan kërkesën javën e kaluar, çka bëri që tensioni mes Francës dhe Turqisë të arrinte kulmin.
Ankaraja ngriu të gjitha marrëdhëniet me Francën menjëherë pas votimit dhe u zotua për masa të tjera më të ashpra nëse Senati e miraton këtë propozim.
Armenët pretendojnë se osmanët kanë vrarë deri në 1.5 milionë armenë në vitet 1915-1916. Turqit nga ana e tyre ngulin këmbë se ky numër nuk I kalon 300 000, dhe pretendojnë se në luftime janë vrarë edhe shumë turq.
Ata thonë se gjithçka lidhur me ato se çfarë ka ndodhur në ato vite duhet t’u lihet në dorë historianëve.
Nëse miratohet projektligji, çdo person që do të mohojë gjenocidin armen do të dënohet deri me një vit burg dhe deri me 45 mijë euro./Start/F. P/
2012-01-23 12:45