BE-ja, sanksione të reja Sirisë

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon budime diplomatike të kenë thënë se sanksionet godasin 22 anëtarë të aparatit të sigurisë dhe tetë organizata të tjera.
Bëhet fjalë për serinë e 11-të të sanksioneve që synojnë personalitete ose entitete, të cilëve u janë bllokuar pasuritë dhe u janë ndaluar vizat në Evropë. Këto masa prekin tashmë rreth 150 persona dhe organizata të lidhura me regjimin e Presidentit Bashar al-Assad.
Vendimi u mor nga ministrat e Jashtëm evropianë të mbledhur në Bruksel. Emrat e personave dhe entiteteve të reja do të publikohen të martën në fletoren zyrtare të BE-së./Start/
2012-01-23 14:35