Turqia paralajmëron për masa të reja kundër Francës

Turqia thirri për konsultime menjëherë ambasadorin turk në Paris dhe pezulloi të gjitha marrëveshjet ushtarake, ekonomike dhe politike kur Dhoma e Ulët e Parlamentit kaloi projektligjin muajin e kaluar. Senati francez pritet ta votojë sot këtë projektligj.
“Turqia do të vazhdojë të implementojë sanksione për sa kohë që projektligji mbetet në lëvizje”, tha ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, për gazetarët para nisjes së debatit në parlamentin francez. “Ne besojmë megjithatë, -tha Davutollu-, se kjo nuk do të jetë e nevojshme dhe se mirëkuptimi do të mbretërojë në Senatin francez”.
Megjithatë, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, nuk i përmendi masat e reja që do të ndërmarrë Turqia nëse Franca miraton kriminalizimin e gjenocidit armen.
Armenët pretendojnë se osmanët kanë vrarë deri në 1.5 milionë armenë në vitet 1915-1916. Turqit nga ana e tyre ngulin këmbë se ky numër nuk I kalon 300 000, dhe pretendojnë se në luftime janë vrarë edhe shumë turq.
Ata thonë se gjithçka lidhur me ato se çfarë ka ndodhur në ato vite duhet t’u lihet në dorë historianëve.
Nëse miratohet projektligji, çdo person që do të mohojë gjenocidin armen do të dënohet deri me një vit burg dhe deri me 45 mijë euro./Start/F. P/
2012-01-23 15:47