Ministrat e BE-së pritet të konfirmojnë mandatin e Feith
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të konfirmojnë sot në Bruksel mandatin e përfaqësuesve specialë nëpër botë, mes të cilëve edhe mandatin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, Pieter Feith.
Në dokumentin zyrtar të Këshillit të Ministrave të BE-së thuhet, se kjo duhet të përfshijë edhe vazhdimin e mandatit gjashtëmujor të Përfaqësuesit të Posaçëm evropian të 27 vendeve anëtare në Kosovë, por emri dhe funksioni i tij nuk përmendet në këtë dokument.
Në kuadër të përgatitjeve për takimin e shefave të diplomacive të BE-së, janë dëgjuar pohime se disa nga vendet anëtare të unionit, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, konsiderojnë se "nuk do të ishte me vend që t'i vazhdohet mandati Pieter Feithit në Kosovë, pasi që ai nuk mund të jetë neutral në raport me statusin e Kosovës, meqë është edhe shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, të cilën e kanë formuar vendet perëndimore, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës".