E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Jashtëm të BE-së dënojnë vrasjen në Dubai

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dënuan sot vrasjen e zyrtarit palestinez të Hamasit në Dubai dhe përdorim të pasaportave të falsifikuara evropiane, pa bërë referenca të drejtpërdrejta në lidhje me Izraelin.
"BE-ja dënon ashpër faktin se personat e përfshirë në këtë akt përdorën pasaporta të rreme të shtetasve të bllokut evropian dhe karta krediti të siguruara përmes grabitjes së dokumenteve të identitetit të shtetasve të BE-së", thuhej në deklaratën e bërë nga ministrat e Jashtëm të BE-së.
Reagimi i përbashkët i ministrave të Jashtëm evropian vjen pas disa reagimeve të një pas njëshme të ministrive të jashtme të Francës, Irlandës, dhe Britanisë së Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›