E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, hetimet për komplot, mbi 40 të arrestuar

Kryeministri turk Recep Tajip Erdoan njoftoi sot nga Madridi se më tepër se 40 persona janë arrestuar sot në Turqi në kuadër të hetimeve të ndërmarra për zbardhjen e komploteve të dyshuara me objektiv përmbysjen e qeverisë.
"Forcat tona të sigurisë filluan sot një proces arrestimesh. Deri tani, janë arrestuar më tepër se 40 persona", deklaroi Erdoan në një konferencë shtypi në Spanjë.
Sipas njoftimeve nga media turke mes të arrestuarve janë dhe disa ish-drejtues të ushtrisë turke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›