Maqedoni/ Ivanov përgatitet për takimin me Nimiç
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov po bën përgatitjet e fundit për takimin e parashikuar për nesër me ndërmjetësin e OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimiç. Sipas mediave maqedonase, kreu i shtetit ka organizuar një takim me kryeministrin Gruevski, ministrin e Jashtëm Antonio Milloshoski dhe zëvendëskryeministrin shqiptar Abdylaqim Ademi.
Në këtë tryezë do të studiohet qëndrimi me të cilin Shkupi zyrtar do të dalë në takimin me negociatorin e Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri Gruevski ka deklaruar se, nëse Nimiç sjell një propozim konkret, atëherë do të organizohet një tryezë më e gjerë për ta shqyrtuar atë.