Aksidenti në Vjenë,Thaçi ngushëllon familjet që humbën të afërmit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjeve që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik, që ndodhi sot në Vjenë.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet: "Me dhembje të madhe morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Vjenë të Austrisë, ku humbën jetën familjarët dhe më të dashurit tuaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta".
Thaçi po ashtu, të gjithë të mbijetuarve të këtij aksidenti iu ka uruar shërim të shpejtë, ndërsa ka bërë të ditur se "Qeveria e Republikës së Kosovës është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet e shtetit të Austrisë për t'iu dalë në ndihmë të aksidentuarve dhe për të zbardhur në tërësi shkakun e aksidentit.