HetimiTopi Institucionet po pengojne njeri-tjetrin
Presidenti i Republikes Bamir Topi kerkoi dje nga institucionet kushtetuese te vendit qe te mos pengojne njeri-tjetrin ne hetimin e dhunes qe shpertheu me 21 janar. Permes nje video-mesazhi Topi vuri ne dukje se kjo ngjarje ka nevoje sidomos per nje analize e transparence politike. Presidenti shprehu shqetesim per mungesen e dialogut politik ne Parlament dhe zhvendosjen e tij ne rruge apo foltore partish. Ndaj ai u ben thirrje edhe nje here paleve per gjetjen sa me pare te kompromisit politik si rruga e vetme e domosdoshme per te nxjerre vendin nga situata e veshtire dhe perspektiva e munguar ne te cilen ndodhet. Presidenti vleresoi se me 21 janar u shkel rende ligji dhe se ngjarje te tilla nuk duhet te ndodhnin ne shekullin ku ndodhemi.
21 janari nuk duhet te ndodhte ne Shqiperine e shekullit XXI. Me 21 janar nuk duhet te derdhej gjak shqiptari. Me 21 janar nuk duhet te kishte viktima as edhe te plagosur dhe te dhunuar Me 21 janar nuk duhej te kishte lot te nenave grave femijeve dhe fytyra pa shprese per te ardhmen Me 21 janar nuk duhej te kishte sulme ndaj institucioneve e as dhunim te ruajtesve te tyre Me 21 janar nuk duhej te shkelej ligji Me 21 janar u shkel rende ligji.
Kreu i shtetit kerkoi qe ngjarjet e 21 janarit te zbardhen plotesisht dhe autoret kushdo te jene te pergjigjen para ligjit per krimin. Ne nje vend demokratik shkelja e ligjit denohet dhe shkelesit e tij ciletdo qofshin ata ndeshkohen. 21 janari erresoi shoqerine dhe demokracine shqiptare prandaj kerkesa per ta zbardhur dhe nevoja per transparence ligjore te saj eshte perparesi e shtetit drejtesise sherbimeve te inteligjences dhe organeve te rendit e ruajtjes se tij. Ne kete pike Presidenti beri thirrje qe institucionet te mos pengojne njeri-tjetrin ne punen e tyre por te bashkepunojne plotesisht ne zbardhjen e plote te ngjarjes. Por transparenca e shpejte kerkon nje bashkepunim dhe respekt reciprok te te gjitha ketyre hallkave qartesisht te sanksionuara ne Kushtetuten e Shqiperise. Ne emer te qytetareve te Shqiperise kerkoj angazhimin perkushtimin e prokurorise Sherbimit Informativ Shteteror Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes per zbardhjen e menjehershme te kesaj ngjarjeje Ne emer te Kushtetutes dhe te ligjit kerkoj bashkepunimin e menjehershem te pakushtezuar e profesional te ketyre strukturave per te bere transparencen dhe lehtesuar gjykimin e pavarur te shkaqeve dhe pasojave te kesaj dite te veshtire per Shqiperine dhe shqiptaret Te mos harrojme se padrejtesia diku eshte kercenim per drejtesine gjithkund I shqetesuar per klimen politike kreu i shtetit e ka cilesuar situaten politike ne vend si me te veshtirat ndaj nje thirrje e rendesishme vjen ne drejtim te forcave politike ne vend te cilave kreu i shtetit u ben thirrje urgjente per kompromis pasi koha nuk pret me dhe se interesat e qytetarit sic tha ai jane paresore.