E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Brendshëm: Heqje vizash me kushte

27 maj

Më 27 maj, Komisioni Europian aprovoi një propozim për të mundësuar shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës të udhëtojnë me pasaportat e tyre biometrike drejt vendeve të hapësirës “Schengen”, pa pasur nevojë për vizë. Propozimi kushtëzohet me plotësimin e tri kërkesave të mbetura për t’u realizuar nga të dyja vendet. “Propozimi është rezultat i punës së madhe dhe intensive të autoriteteve dhe popujve të këtyre vendeve për plotësimin e kushteve. Jam e sigurt se të dyja vendet, duke pasur parasysh rezultatet e mira të treguara tashmë, do të jenë në gjendje të plotësojnë kriteret e mbetura në kohën e duhur, në mënyrë që Parlamentin Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së të mund të japin së afërmi dritën e fundit jeshile për këtë propozim. Më lejoni të theksoj se kjo liri duhet të shoqërohet me përgjegjshmëri. Kështu që i ftoj autoritetet kombëtare në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë të vazhdojnë të informojnë shtetasit e tyre mbi të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga udhëtimi afatshkurtër pa viza”, tha Sesilia Malmstrom, komisionere e BE-së për çështjet e Brendshme. Komisioni Europian do të vazhdojë të monitorojë përpjekjet e bëra për të trajtuar me efektshmëri çështjet e mbetura dhe do t'i raportojë në kohë Parlamentit Europian dhe Këshillit mbi konstatimet e bëra.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›