E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Financave te Eurozones vendosin sot per Greqine

Ministrat e financave të 17 shteteve anëtare të euro-zonës po takohen sot për të kërkuar një marrëveshje rreth lëshimit të një ndihme jetike financiare për Greqinë. Takimi në Luksemburg vjen pas zotimit të qeverisë greke që deficiti i saj buxhetor do të shkurtohet në vitin 2011 dhe 2012 por se nuk do të jetë në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Objekivat rreth deficitit ndërlidhen me një pako ndihmëse e cila i nevojitet Greqisë për të shmangur falimentimin .

Paralajmërimi i ekzekutivit grek shtoi frikën për mospagimin e borxhit të këtij shteti në kohën kur stoqet në tregjet financiare të Azisë dhe të Evropës janë duke rënë dukshëm. Athina njoftoi se deficiti i 2011 është parashikuar të jetë 8,5% të PBB, nga 10,5% qe ishte në 2010. Indekset ne Londër dhe Frankfurt u hap me 2.5% dhe 3.5% më e ulët. Po ashtu renie kane pesuar dhe stoqt aziatike .Indeksi kryesor i Hong Kongut ra me 5%, dhe indeksi ne Australi u mbyll me 2,7% me poshte .

Rezervat bankare shenuan reniet me te medha ne Europe Societe Generale e Francës ishte poshtë 7.4%.Në Gjermani, Commerzbank ra 6%, ndërkohë që Deutsche Bank ishte 3,9% më e ulët.

Barclays e Britanisë së Madhe ishte 6% me ulet dhe Banka Mbretërore e Skocisë me -5%.

Inspektorët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Qendrore Europiane janë në Athinë për të vendosur nëse Greqia duhet të merre kestin e radhe sprej 8 mld eurosh per te mos falimentuar ne rastin e te cilit do te ushtronte presion te rende mbi financat e eurozones , deme ne bankat europiane dhe po ashtu do te ndikonte mjaft ne ekonomine boterore .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›