E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patos/ Policia sekuestron arme arrestohet 1 person

Drejtoria e Policisë Qarkut Fier në bazë të një operacioni të koduar “SNAJPERI“, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve Eni Xhelaj,22 vjec, si dhe ka sekuestruar një sasi armësh të pajisura me silenciator si dhe një sasi të konsiderueshme droge. Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin me inicialet F.Xh, 44 vjec.

22-vjecari i arrestuar akuzohet për “ Trafikim të armëve dhe municioneve”. Ndërkohë që në banesën e shtetasit me inicialet F.Xh, janë gjetur
dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale; një snajper izraelit G 3, një pistoletë të tipit “Zastava”, një pistoletë automatike e tipit “Skorpions”, të treja këto armë zjarri të pajisura me silenciator, një sasi prej 110 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, si dhe dy peshore farmaceutike të masave të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›