E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministrat e Jashtëm të BE takim në Bruksel! Borrell: Të zhbllokojmë grurin ukrainas dhe të ndalojmë eksportin e arit rus

Vendosja e sanksioneve të tjera kundër Rusisë pas luftës që ka nisur mbi Ukrainën do të jetë ne fokus të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së sot në Bruksel.

Para takimit, shefi i Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell tha se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë ishte gjëja e duhur për t’u bërë dhe se ato do të vazhdojë.

“Disa udhëheqës evropianë kanë thënë se sanksionet ishin të gabuara. Mendoj se sanksionet ishin gjëja e duhur dhe duhet të vazhdojmë, (me zbatimin e tyre). Disa thonë se ndalimi i naftës ruse ka rritur çmimet e karburantit. Por të dhënat tregojnë se çmimet po bien”, tha Borrell.

Borrell foli edhe për zhbllokimin e grurit ukrainas nga portet e saj, ku shpresonte që këtë javë të arrihet një marrëveshje me Rusinë.

“Kremlini e ka përdorur kundër vendeve të bllokut varësinë e tyre ndaj gazit rus. Bashkimi Evropian po përgatit plane për të përballuar çdo situatë të mundshme dhe se BE-ja nuk do ta ndalojë mbështetjen për Ukrainën. Shpresojmë në arritjen e një marrëveshje këtë javë me Rusinë për zhbllokimin e porteve ukrainase për eksportimin e drithërave. Dhjetëra mijëra jetë njerëzish varen nga arritja e marrëveshjes mes mungesës së ushqimeve në disa vende të botës”, tha Borrell.

Pjesë e diskutimit në Bruksel do të jetë dhe miratimi i një tjetër pakete ndihmash prej 500 milionë euro për furnizimin me armë të Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›