E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e Mbrojtjes te NATO-s: Bukureshti do te mireprese ne aleance, Shqiperine, Maqedonine dhe Kroacine

Ministrat e Mbrojtjes te Aleances se Atlantikut te Veriut kane vleresuar progresin e Shqiperise dhe dy vendeve te tjera te rajonit, Kroacise dhe Maqedonise, duke theksuar se permes reformave te gjera te tre keto vende jane te pergatitur per diten e anetaresimit. Senatori amerikan, John Mçain, nje nga kandidatet me te forte ne garen elektorale per President te SHBA-ve, ne fjalen e mbajtur ne Konferencen e Sigurise, ne Mynih, deklaroi se “Samiti i Bukureshtit perfaqeson nje mundesi per te perçuar demokracine dhe stabilitetin, me shtimin ne Aleancen tone te Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise”. McCain vleresoi se tre kandidatet e ketij viti per ne NATO kane demonstruar permes reformave te gjera, se e kane pergatitur veten per diten e anetaresimit. “eshte padyshim ne interesin tone te perçojme stabilitet ne Ballkan, rajon qe ka qene kaq gjate ne qender te konfliktit ne kete kontinent. Ne mund ta bejme kete duke i bashkuar shtetet e Ballkanit plotesisht me Perendimin dhe duke demonstruar se per sa kohe qe ata jane gati per NATO dhe institucionet e tjera euroatlantike, edhe ne jemi gati per ta”, deklaroi zoti McCain. Ndersa, ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Jung, vuri ne dukje se “perspektiva e anetaresimit ne NATO ne te ardhmen e afert te Kroacise, Shqiperise dhe Maqedonise, jo vetem do te jape shume ne sigurine e ketyre vendeve ne menyre te veçante, por gjithashtu do te stabilizoje rajonin si te tere”. Duke marre fjalen ne kete Konference, ministri i Jashtem polak, Radoslav Sikorski, deklaroi se “Aleanca nuk mund t’u ktheje kurrizin vendeve qe ndajne vlerat tona dhe qe demonstrojne nivel te mjaftueshem reformash politike, shoqerore dhe ekonomike”. Sipas tij, Samiti i Bukureshtit do te jete momenti i duhur per te bere kete. Ndersa, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, deklaroi se “ne duhet te integrojme me fuqishem Ballkanin ne strukturat euroatlantike dhe te mbajme hapur deren e integrimit euroatlantik per demokracite e reja te ketij kontinenti”.
Anetaresimi ne NATO-Basha: Progresi i Shqiperise eshte me i konsoliduar se nga te tre vendet e A3/Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi dje se progresi i Shqiperise ka qene i dukshem, i konsoliduar dhe ndoshta me i shpejti nga te tre vendet e Kartes se Adriatikut, nderkohe qe konstatohet nje konsolidim i qendrimit te shteteve anetare te Aleances, per sa i perket perspektives se Shqiperise per te marre ftesen per anetaresim. Duke informuar mbi pjesemarrjen e tij ne Konferencen per Politikat e Sigurise, qe u zhvillua ne Mynih, Basha sqaroi se per sa i perket marrjes se fteses per anetaresim, vendi ka kaluar nga nje faze skepticizmi te pajustifikuar ne nje faze optimizmi, i cili ndonese mund te jete i justifikuar, nuk i sherben procesit. Ne kete drejtim, Basha vuri ne dukje se “Samiti i Bukureshti eshte Samiti i krereve te shteteve dhe qeverive te vendeve te Aleances, dhe iu takon atyre, qofte edhe ne pikepamjen formale per te thene fjalen e fundit, ne kete rast per te dhene ftesen per anetaresim”. Nderkohe, ministri Basha theksoi se ne kontaktet e vazhdueshme te pales shqiptare, ku me i rendesishmi ishte takimi i Kryeministrit Berisha dhe delegacionit qe e shoqeronte me Keshillin e Atlantikut, vihet re nje perparim i dukshem dhe nje konsolidim i qendrimit te shteteve anetare te Aleances, per sa i perket perspektives se Shqiperise per te marre ftesen per anetaresim”. “Kjo do te thote se per momentin ne nuk shikojme pengesa apo veshtiresi serioze, por shikojme vendosmeri te vendeve te Aleances per te ecur perpara ne planet per zgjerimin dhe ne te njejten kohe, per te thirrur si anetare te tre vendet potenciale”, deklaroi ministri Basha. Duke garantuar se Shqiperia do te vazhdoje me intensitet deri diten e fundit perpjekjet per te permbushur angazhimet para Aleances, ministri Basha vuri ne dukje se “per vendin tone jane te njohura keto angazhime, te cilat kane te bejne me reformat bipartizane, veçanerisht ate ne fushen e drejtesise dhe reformen elektorale”. Kreu i diplomacise shqiptare vuri ne dukje se “progresi i Shqiperise ka qene i dukshem, i konsoliduar, i shpejte dhe ndoshta me i shpejti nga te tre vendet, dhe per kete arsye ne kemi te gjitha bazat per te qene optimiste per ecurine e deritanishme dhe te perkushtuar per javet qe vijne deri ne Samitin e Bukureshtit. Besoj se ky optimizem do te justifikohet ne fillim te muajit prill, ne Bukuresht”, vuri ne dukje Basha. Ndersa, duke u ndalur me gjeresisht ne takimet e zhvilluara ne Mynih, Basha theksoi se “Konferenca e Sigurise ka qene nje aktivitet jashtezakonisht intensiv per diplomacine, pasi gjate nje periudhe kohore prej 36 oresh jam konsultuar me mbi 20 homologe, personalitete te politikes nderkombetare”. Ministri Basha informoi se takimet u fokusuan ne “momentet vendimtare per statusin e Kosoves, zhvillimet ne prag te samitit te Bukureshtit, ecurine e proceseve ne rajon, si dhe ne pergatitjet qe Shqiperia ka bere dhe vazhdon te beje per shanset reale per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Duke permendur takimet me homologet dhe personalitetet e politikes nderkombetare, shefi i diplomacise shqiptare Lulzim Basha deklaroi se mesazhet e dhena jo vetem gjate ketyre takimeve, por edhe nga podiumet e Konferences se Sigurise, jane mesazhe shume inkurajuese per Shqiperine. “Avantazhet qe Shqiperia ka shenuar tashme ne rrugen e reformave dhe te bashkepunimit politik brenda vendit, duket se jane konsoliduar me tej, ndonese vendimi politik do te merret ne Samitin e Bukureshtit. Atmosfera eshte jashtezakonisht pozitive dhe optimiste per Shqiperine, pasi nuk kemi asnje çeshtje shqetesuese per sa i perket perspektives se anetaresimit ne NATO”, tha Basha. Sipas tij, shumica derrmuese e Aleances shpreh bindjen, se Shqiperia eshte absolutisht ne rruge te drejte dhe se vazhdimi ne kete rruge deri ne Samitin e Bukureshtit, nuk mund te konkludohet perveçse me nje vendim pozitiv. Duke u ndalur te zhvillimet ne rajon, Basha theksoi se ne nje kornize te gjere ato mund te pershkruhen si zhvillime europiane dhe euroatlantike, por ne nje plan me te ngushte, fokusohen ne vemendjen e gjithe shteteve te rajonit tone per objektiva te tilla, si lehtesimi i levizjes se lire ne raport me BE-ne, pra heqja e regjimit te vizave, apo levizje te tjera, te cilat paralajmerojne fillimin e nje realiteti kryekeput te ri. Gjithashtu, Basha theksoi se “u vleresua roli komplementar qe luan pavaresia e Kosoves dhe zgjerimi i hapesires euroatlantike ne Europes Juglindore, per forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurise ne rajon, si dhe hapja e perspektives euroatlantike per gjithe vendet e rajonit, duke perfshire ketu edhe Serbine, e cila gjate ketij aktiviteti u perfaqesua ne nivelet me te larta, nga Presidenti Boris Tadiç”.
Basha sot ne Londer, per te lobuar per marrjen e e fteses ne Bukuresht/Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, nga dita e djeshme po zhvillon nje vizite pune dy ditore ne Londer. Ministri Basha do te pritet te marten ne nje takim, nga ministri i Jashtem britanik, David Miliband. Perspektiva e anetaresimit te Shqiperise ne NATO ne Samitin e Bukureshtit, procesi i integrimit ne BE-se, zhvillimet ne rajonin tone, ne veçanti ato ne Kosove si dhe ecuria e bashkepunimit dypalesh, do te jene temat e diskutimit mes dy homologeve. Gjate qendrimit ne Londer, ministri Basha do te takohet ne Parlamentin britanik me Kryetarin e Komisionit te Politikes se Jashtme, Mike Gapes, si dhe me anetare te Dhomes se Perfaqesuesve dhe Dhomes se Lordeve. Ministri Basha eshte ftuar per te referuar ne London School of Economics, ku do te mbaje nje fjale me teme, “Integrimi europian dhe euroatlantik i Europes Juglindore”.
Bullgaria rikonfirmon mbeshtetjen e plote ne integrimin e Shqiperise ne NATO/Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, gjate nje takimi dje, me Ambasadorin e Bullgarise ne Tirane, Theodor Roussinov, vleresoi mbeshtetjen qe Bullgaria i jep Shqiperise per anetaresimin ne strukturat euroatlantike. Bashkebiseduesit vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve tradicionale te miqesise dhe bashkepunimit midis Shqiperise dhe Bullgarise dhe shprehen vullnetin per thellimin dhe intensifikimin e metejshem te tyre ne te gjitha fushat, kryesisht ne ate te bashkepunimit ekonomik, rritjes se shkembimeve tregtare dhe terheqjes se investimeve. Gjate takimit, ministri Basha vuri ne dukje vendin e posaçem qe ka sot ne rajon dhe rolin qe luan Bullgaria, si nje vend anetar i BE dhe NATO-s. Ministri Basha vleresoi gjithashtu qendrimin e qeverise bullgare per nje zgjidhje te drejte te çeshtjes se Kosoves, zgjidhje e cila do t’i sherbeje krijimit te nje rajoni plotesisht te sigurt dhe te qendrueshem, te begate dhe pjese te Bashkimit Evropian. Nga ana e tij, Ambasadori Roussinov rikonfirmoi mbeshtetjen e plote qe Bullgaria i jep Shqiperise per anetaresimin ne NATO dhe BE dhe shprehu besimin se Shqiperia do te marre ftesen ne Samitin e Bukureshtit. Ne fund te takimit, ministri Basha shprehu deshiren per realizimin e vizites se homologut te tij bullgar, Ivailo Kalfin, sa me shpejt ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›