E Diel, 1 Nëntor 2026

Prape lufte civile tek e majta - Meta ia mbledh Edvinit per ligjin zgjedhor

Paqja e brishte ne kampin e majte eshte prishur serish. Dhe shkaktari kete here nuk ka qene ndonjeri prej aleateve te Partise Socialiste por vete kryesocialisti Edi Rama. I pyetur ne lidhje me kontestimet e shprehura nje dite me pare nga ana e Levizjes Socialiste per Integrim ndaj paktit paraprak PD-PS per listat e mbyllura zgjedhore, Rama ka deklaruar se me kete reforme zgjedhore duhet qe t’u jepet fund “shpikjeve alla shqiptare”, qe kane prodhuar rezultate qe nuk perputhen me vullnetin e shumices se shqiptareve. “Nuk duhet qe te prodhohen me parlamente Dushku, te cilet lindin nga trafikimi i votes te deputeteve, jetojne me trafik votash e deputetesh dhe marrin peng zgjedhjet e parlamentit te ardhshem permes trafikut te votave e te deputeteve. Te qendrojme larg interesave partiake
per te realizuar nje reforme te mirefillte te sistemit dhe infrastruktures elektorale. Kjo eshte nje reforme e veshtire, nje reforme qe ngjall debat te zjarrte kudo ne boten demokratike, dhe qe si çdo reforme tjeter prek pashmangshmerisht “status quo”-ne, por qe duke pasur ne mes interesat e drejtperdrejta te partive, e rrit natyrshem ne nje nivel krejt te pazakonshem ndjeshmerine e çdo force politike” - deklaroi dje Rama, duke shtuar se PS nuk do te pranoje me zgjedhje pa karta identiteti, pa lista qe burojne prej Regjistrit Kombetar te Zgjedhesve dhe pa nje sistem e kod zgjedhor qe te mos lejojne as trafikimin e votes e te deputeteve dhe as “renditjen e ketyre
te fundit pas zgjedhjeve, permes te ashtuquajturave lista te hapura, te cilat bien ndesh me parimin e barazise se zgjedhesve”.
Nje deklarate e tille nuk eshte pritur aspak mire nga kreu i LSI-se, Ilir Meta qe fill pas konferences per shtyp te kreu te selise roze mesohet se ka shkembyer nje sere mesazhesh telefonike nervoze. Tejet i shqetesuar Rama ka kerkuar nje takim koke me koke, gjate te cilit Meta ka akuzuar kryesocialistin per standard te dyfishte, sipas se cilit aleatet nuk mund te flasin ne publik per kete çeshtje pa u konsultuar ne tryeze, ne nje kohe qe vete drejtuesi i opozites leshon deklarata qe zbulojne hapur divergjencat dhe moskoordinimin qe ekzistojne mes drejtuesve te partive te majta parlamentare. Ne kete situate, kreu i PS-se eshte detyruar qe te beje “mea culpa-n” para Metes, duke premtuar se kjo çeshtje do te debatohet gjeresisht ne tryezen e byrose opozitare, para se te jepen ne media opsione konkrete ne lidhje me reformen elektorale. Gjithsesi deklarata pritet qe te kete nje efekt domino edhe tek aleatet e tjere Gjinushi, Milo dhe Ceka. Pasi kryesisht kryesocialdemokrati ka qene ai qe nepermjet formulave perfide matematikore antikushtetuese, ka rritur ne vijimesi e menyre tejet artificiale peshen elektorale te PSD-se. Anatemimi i ashper qe Rama i beri dje ketyre skemave sigurisht qe rrit ankthin e partive te vogla te cilat ne tryezen me
te afert do t’u duhet qe te shtojne presionin ndaj kryesocialistit dhe mbase shtojne bllofet mediatike qe flasin si zakonisht per nje dalje te vetem ne zgjedhjet e ardhshme. Perpos kesaj profilohet perhere e me qarte strategjia
per te rifituar pozicionin dhe votat qe u jane dhuruar te vegjelve qe paralelisht me grupimin G 99 synon qe te fshije nga skena politike e se majtes xhaketat e vjetra.

 Re. Po

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›