E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Demonstrata masive për rivendosjen e stabilitetit

TIRANË Për kryetarin e PLiDr, Spartak Ngjela, rivendosja e stabilitetit në vend arrihet vetëm përmes protestave masive. Në një deklarim për mediat, Ngjela nuk duket optimist për situatën institucionale në vend. "Ne e konceptojmë gjendjen si një errësirë institucionale, e cila brenda një gjendje të tillë arbitrare dhe agresive, duhet ndryshuar me forcën e opinionit publik. Dhunë shoqërore për risistemime tiranike. Do të ketë demonstrata masive për rivendosjen e gjendjes", - deklaroi dje Spartak Ngjela. Dy ditë më parë, një tjetër aleat i PS-së, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi ka qenë kritik ndaj mundësisë së gjetjes së një konsensusi mazhorancë-opozitë. Për Gjinushin nuk ka mundësi për kompromise, duke propozuar që situata mund të përmirësohet vetëm nëse anëtarët e Kolegjit Zgjedhor japin dorëheqjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›