E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Kontributi i opozitës i domosdoshëm

Pavarësisht refuzimit që opozita i bëri ftesës së tij për të qenë së bashku në delegacionin që do përfaqësonte vendin tonë në takimin e tretë të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian, ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto, ka ritheksuar edhe njëherë nevojën e bashkëpunimit të klasës politike shqiptare. Gjatë një takimi që zhvilloi dje me kreun e OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, rikthesoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një dialog institucional me opozitën. Haxhinasto theksoi se mazhoranca po bën përpjekjet e duhura për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Europian, që Shqipëria duhet të zbatojë për integrimin në strukturat europiane. Ministri shqiptar vuri në dukje se integrimi europian është një proces që kërkon domosdoshmërish kontributin e të gjithë faktorëve politikë, jo vetëm për arritjen e standardeve europiane, por edhe si një përgjegjësi kushtetuese dhe në interesin kombëtar të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›