E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e rinj te kabinetit qeveritar Berisha u betuan ne Presidence

Pas miratimit te dekreteve te Presidentit nga Kuvendi, 4 ministrat e rinj Aldo Bumci, Visar Zhiti, Halim Kosova, Florion Mima  dhe zëvendëskryeministri Myqerem Tafaj kanë bërë betimin ne Presidence para kreut të shtetit, Bujar Nishani dhe Kushtetutës se Shqipërisë. 
Në ceremoninë e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha; Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Fatos Beja; Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Edmond Spaho; Kryetari i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Jemin Gjana, anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›