Ministrat me shtëpi pushimi në bregdet, përveç Berishës (por kanë fëmijët e tij)
Ministrat e kabinetit të Berishës e kanë nga një shtëpi të dytë për pushim në bregdetin shqiptar, përveç kryeministrit shqiptar. Por edhe ai nuk qahet se tani për tani ka vilat e qeverisë në dispozicion, kurse më vonë kanë menduar fëmijët e tij. Kështu raporton e përditshmja Shqip, që shkruan se në modë është sidomos të kesh një vilë në Gjirin e Lalzit. Këtë trend e krijoi Argita Berisha dhe Ilir Meta.
Por ku janë vilat e apartamentet e ministrave shqiptarë?
Myqerem Tafaj ka një vilë në Gjirin e Lalëzit, 79 metër katror.
Fatmir Mediu ka një vilë në Golem të Kavajës.
Genc Ruli ka një vilë në Qerret të Kavajës, 90 metër katror.
Arben Imami ka një apartament në Qerret të Kavajës, 66 metër katror.
Edmond Panariti ka dy apartament në Kryemëdhenj të Kavajës, 58 metër katror dhe 50 metër katror.
Vangjel Tavo ka një apartament në Pire, Athinë.
Eduard Halimi ka një apartament në Durrës, 68 metër katror.
Genc Pollo ka një vilë në Qerret të Kavajës, 130 metër katrorë.
Majlinda Bregu ka një shtëpi druri në Ishull Lezhë, 50 metër katror.
Aldo Bumçi ka një apartament në Golem të Kavajës, 58 metër katror.
Ridvan Bode ka një shtëpi në Rakickë të Korçës, jo në bregdet.