E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti: Familja ime ka strehuar hebrenjtë

Ceremonia për hapjen e ambasadës së re të Izraelit në Tiranë ka sjellë në vendin tonë edhe ministrin e Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman. Fakti se shqiptarët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore është vlerësuar e po vlerësohet shumë nga mbarë Perëndimi. Por kryediplomati ynë, Edmond Panariti, zbuloi dje në një konferencë për shtyp me Lieberman se edhe familja e tij ka strehuar hebrenjtë gjatë L2B.

Pata nderin dhe kënaqësinë të takohem me shkëlqesinë e tij z. Lieberman, me të cilin diskutuam dhe vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe solide midis Shqipërisë dhe Izraelit. Këto marrëdhënie të sprovuara në momente të veçanta historike midis dy popujve, gjejnë sot shprehjen e tyre më kulmore me hapjen e ambasadës së Izraelit në Tiranë. Z. Lieberman, marrëdhëniet midis dy popujve tanë janë të shtrira në shekuj, por ne u mbështetëm fuqimisht tek njëri-tjetri, sidomos gjatë ditëve të errëta mizore të terrorit nazist. Zemrat dhe dyert e familjeve shqiptare u hapën për dyert e hebrenjve, u hapën për një popull të martirizuar, por të sprovuar në sakrifica të shumta dhe prej këtu zoti Ministër, lulëzuan farat e miqësisë të mirënjohjes të respektit reciprok midis dy popujve tanë. Padyshim që unë jam krenar që edhe familja ime, u përket atyre qindra familjeve shqiptare që hapën zemrën dhe dyert për familjet hebrenje, tha Panariti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›