E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Alibeaj peruron burgun e Korces

Korce- Ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj ka inauguruar dje Burgun e Sigurise se Larte dhe te Mesme qe ndodhet ne Drenove, 5 kilometer larg qytetit te Korces. Ne perurimin moren pjese edhe Ministri i Financave Ridvan Bode, si dhe drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra. Ne fjalen e tij Alibeaj theksoi se qeveria i ka kushtuar nje vemendje te vecante rritjes se standardeve te trajtimit, te personave qe vuajne denimin ne ambientet e paraburgimit apo burgjeve. "Liria e njerezve ne nje shoqeri matet, midis te tjerash edhe me menyren se si trajtohen personat qe nuk jane ne liri, por vuajne denime te ndryshme. Ndertimi i ketij institucioni, perputhet me kerkesat per nje sistem modern burgjesh, me hapesira per edukim, pune, ndihme mjekesore, aktivitete kulturore dhe riperfshirje", theksoi Alibeaj. Me tej ai theksoi se respektimi i te drejtave te njeriut eshte shume i rendesishem ne ambientet e burgut. Burgu i Korce ka nje kapacitet prej 350 personash dhe eshte realizuar ne kuader te Programit Cards te BE-se, me nje vlere financiare prej 3.8 milione euro. D.Z


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›