Grupimi 99 i Erion Veliajt, nga sot kthehet ne parti politike opozitare
Grupimi 99, i njohur deri me tani si nje levizje qytetare, prej sot do te jete nje parti politike. I prezantuar ne 9 maj te vitit 2008, nga lideri i kesaj levizje, Erion Veliaj, beri qe ky grupim te behej pjese e politikes shqiptare. Por per arsye te Kodit Zgjedhor, i cili nuk njeh grupimet shoqerore, qe te kandidojne ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare apo lokale, ky grupim zgjodhi zyrtarizimin e saj si parti politike. Kjo parti e re do te pozicionet ne spektrin e majte, perkatesisht do te hyje ne zgjedhje perkrah Partise Socialiste, sic e ka pranuar publikisht dhe drejtuesi i saj. Lideri i partise me te re ne Shqiperi, ka sqaruar edhe me pare se nevojen elektorale te grupimit politik G99, e lidh deshira per te ndertuar nje Shqiperi pertej tranzicionit. Kreu i ketij grupimi ka treguar se per t'iu pershtatur Kodit Zgjedhor, G99 ne nje asamble te dates 31 janar, do te marre formen e partise politike. Per kreun e partise me te re kjo eshte nje procedure formale, e cila nuk ndryshon asgje ne frymen, idealin dhe energjine e ketij grupimi. Por me ndryshimin e Kodit te ri Zgjedhor, ky grupim i ri politik, konkretisht kryetari Veliaj, mendon se Kodi iu heq mundesine "te forteve" te lagjeve dhe "te forteve te xhepave" te garojne duke iu dhene mundesine te tjereve, te ofrojne me te miret ne sherbim te publikes. Partise se re i duhet te perballet kete vit me fushaten e pare elektorale dhe provimin e saj si parti, ne elektoratin shqiptar. Pak dite me pare, Erion Veliaj, paraqiti nje konvente per sigurine e jetes se shqiptareve. Pavaresisht ndarjes se disa mendimeve te ndryshme mbi ceshtje si ligji i dosjeve apo kartat e identitetit, ku G99 dhe PS kane treguar qendrime te ndryshme, ka shume gjera te perbashketa madhore, sipas kreut te ketij grupimi, qe i bashkojne ne nje ekip. D.Dedej