E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetje suedeze per Shqiperine

Kryeministri Berisha, zhvilloi nje takim me Kryeministrin e Suedise, Reinfeldt. Biseda u perqendrua ne ceshtjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE. Suedia eshte nje vend qe favorizon zgjerimin e BE-se me vende te Ballkanit Perendimor, i cili merr Presidencen e BE pas presidences ceke. Berisha e njohu homologun suedez me te gjitha rezultatet e arritura ne plotesimin e standardeve te kerkuara, ne luften kunder korrupsionit, rezultatet ne luften kunder krimit, ne krijimin e nje klime te ngrohte per biznesin e huaj, ne reformimin e institucioneve, reforma keto thelbesore per procesin e integrimit. Kryeministri i Suedise, gjate ketij takimi, u shpreh qartesisht pozitiv per procesin e Shqiperise si vend kandidat, ndersa kryeministri Berisha e informoi ate se Shqiperia do te paraqese kerkesen per vend kandidat gjate presidences ceke. Gjithashtu, biseda u ndal edhe ne procesin e liberalizimit te vizave, ku kryeministri i Suedise i shprehu kryeministrit Berisha, vleresimin e tij pozitiv per keto hapa te bashkerenduara me BE-ne, te ndermarra me vendosmeri nga Shqiperia, vecanerisht kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›