E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja per motive te dobeta ne '97, prokuroria kerkon 25 vjet burg

Elbasan- Vrasja e ndodhur ne vitin 1997, Prokuroria e Elbasanit kerkon 25 vjet burgim per te pandehurin Gentian Ajazi. Dje prokurori i ceshtjes i ka kerkuar togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Arben Vrioni, shpalljen fajtor te Gentian Ajazit, per vrasjen e Artur Jolldashit. I pandehuri eshte duke u gjykuar ne mungese. Ngjarja per te cilen akuzohet Ajazi ka ndodhur ne qershor te vitit 1997, ne vendin e quajtur "Uji i Ftohte" ne fshatin Mirake, ne ane te rruges nacionale Elbasan-Librazhd. Nga hetimet e kryera nga prokuroria dyshohet se, vrasja ka ndodhur per motive krejt banale. Nje dite para vrasjes, viktima eshte grindur me shtetasin Gentian Ajazi, madje e ka qelluar me shpulle ne fytyre. Por kjo shpulle me sa duket i ka kushtuar jeten Artur Jolldashit. Ai eshte ekzekutuar me arme zjarri nje dite me pas. Per vrasjen, u akuzua shtetasi Gentian Ajazi. Per mungese provash ne vitin 2000, Prokuroria e Librazhdit ka pushuar hetimet e saj, duke rikthyer dosjen ne Policine e Elbasanit. Ne vitin 2008 seksioni i posacem i Drejtorise se Policise se Qarkut te Elbasanit, grumbulloi fakte te reja dhe ia percolli ceshtjen, Prokurorise se Elbasanit, e cila mori nen hetim dhe caktoi masen e sigurise "arrest me burg" ne mungese, per te pandehurin. Ne seancen e radhes, e cila do te zhvillohet ne daten 3 shkurt mbrojtja do te lexoje pretendimet e saj perfundimtare, ndersa pritet qe gjykata te jape vendimin e saj. F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›