Perleshje ne kafenene e Rusit, ther bashkefshatarin pas fyerjes
Shkoder- Nje 50-vjecar nga fshati Boric i Shkodres, u ndalua mesditen e djeshme nga policia per akuzen e plagosjes se bashkefshatarit te vete pas nje konflikti ne lokal. Sejdin Miloti, 52-vjec, eshte sulmuar pas nje konflikti ne kafene dhe i dyshuari eshte Ramiz Ivziku. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, rreth ores 12:15, ne lagjen "Partizani", ne vendin e quajtur "Kryqezimi i Rusit". Burime zyrtare te policise konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se, dy personat qendronin ne kete lokal prej disa oresh dhe gjate pijes jane konfliktuar duke share njeri-tjetrin. Ne kete moment burrat kane nisur edhe te perleshen me grushte e shkelma, ndersa nderhyrja e te pranishmeve ka qene e kote. Ramiz Ivziku ka perfituar nga kjo situate, duke nxjerre nga pjesa e poshtme e kembes nje thike, duke sulmuar kundershtarin e tij, Sejdin Miloti. Mjeket thane se 52-vjecari ka marre disa plage ne pjese te ndryshme te trupit, por gjendet jashte rrezikut per jeten. Ne vendngjarje ka shkuar menjehere edhe policia vendore, qe brenda pak minutash lokalizoi autorin e dyshuar dhe e vuri ne pranga. Ramiz Ivziku eshte shprehur para hetuesve pas ngjarjes se Sejdin Miloti e ka ofenduar dhe ky ka qene shkaku qe eshte konfrontuar me te ne lokal. "Nuk kam dashur ta qelloj me thike, por ai me sulmoi dhe une jam mbrojtur prej tij", eshte mbrojtur 50-vjecari gjate rrefimit ne Komisariat.
R.Ll.
R.Ll.