E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Brenda 10 shkurtit do te publikohen emrat e 730 mije shtetasve pa pasaporte"

Brenda dates 10 shkurt, ne te gjithe vendin do te publikohen emrat e atyre shtetasve qe nuk kane pasaporte, per t'u paraqitur te paret per te marre kartat e identitetit. Kjo eshte nje nga detyrat e caktuara ne takimin e djeshem mes ministrit te Brendshem, Bujar Nishani dhe prefektet e te gjitha qarqeve te vendit. Sipas te dhenave publike, rreth 730 mije shtetas shqiptare, jane identifikuar si te pa pajisur me pasaporte. Per kete arsye ministri Nishani theksoi se per te ndjekur monitorimin e procesit, qe te gjithe keta shtetas te pajisen me karta identiteti, duhet te kete nje bashkepunim te ngushte mes prefekteve dhe drejtuesve vendore, ne bashki e komuna. "Shtetasit te cilet rezultojne te pa pajisur me pasaporte per jashte shtetit, ne baze te udhezimit te Ministrise se Brendshme do te njoftohen deri ne 10 Shkurt 2009 nga strukturat e njesive vendore, ne bashki e komuna per t'u pajisur me leternjoftime elektronike. Per te gjithe keta shtetas do te afishohen edhe listat perkatese, prane njesive vendore ku ata figurojne te regjistruar", theksoi ai. Sipas ministrit, tashme prefektet i kane te percaktuara te gjitha detyrat ne baze te udhezimeve te nxjerra per pajisjen e shtetasve shqiptare, me leternjoftime elektronike. "Me gjithe masat e marra per garantimin e kapaciteteve te nevojshme per mbarevajtjen e procesit te pajisjes me leternjoftimet elektronike, udhezimi i ri i meshon faktit qe do t'i jepet me shume prioritet atyre shtetasve, te cilet nuk rezultojne te pajisur me pasaporte per udhetim jashte shtetit", theksoi ministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›