E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien nga lartesia, nje vdes, e moshuara rende

Nje 58-vjecare nga Kruja, ka gjetur vdekjen si pasoje e renies nga nje lartesi prej tre metrash, ndersa nje 85-vjecare nga Durresi ndodhet ne gjendje kritike per jeten, pasi edhe kjo e fundit ka rene nga nje lartesi prej gjashte metrash, ne kohen qe po varte rrobat ne tarracen e pallatit, ne katin e dyte. Burime te policise vendore thane se Veno Idrizi, me banim ne lagjen numer 4, rruga "Skenderbeu", eshte transportuar ne gjendje te rende per ne spitalin e Durresit, per shkak te plageve te renda qe ka marre ne trup, si pasoje e renies nga kati i dyte i baneses. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:30 te dites se djeshme. E demtuara ndodhet ne repartin e reanimacionit, ne spitalin rajonal te qytetit. Por pas disa oresh nje tjeter ngjarje e rende ka ndodhur ne Kruje, ne lagjen numer 4, ne vendin e quajtur "Derede". Gezim Goga 58-vjec, ka rene nga tarraca e garazhit te tij, ne nje lartesi 3 metra dhe plaget ne koke i kane sjelle vdekjen e menjehershme. Policia tha se te dyja ngjarjet jane aksidentale.

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›