Tokat e ndermarrjes, 460 ish-punonjes ne proteste
Orikum- Ish-punetoret e Ndermarrjes Bujqesore te Orikumit hidhen ne proteste ne kerkim te pronave te tyre qe iu takojne pas ndarjes se tokes. Por inati i 200 banoreve mengjesin e djeshem, eshte zbrazur ndaj administrates se bashkise dhe kryebashkiakut Kanan Baho. Per 3 ore me radhe ata nuk kane lejuar hyrjen e zyrtareve ne ambientet e institucionit per te ushtruar detyren, duke kerkuar shpjegime per situaten e krijuar. Ndertimi i pallateve ne tokat e tyre dhe dhenia e lejeve te ndertimit nga bashkia, kane qene shkaqet kryesore te protestes se djeshme. Kryebashkiaku Baho, i gjendur ne pozite te veshtire ka qetesuar perfaqesine e ish-punonjesve te NB-se Orikum dhe i ka marre ne nje takim, per te diskutuar kerkesat dhe rruget e zgjidhjes. Teksa kane lexuar te drejten e tyre 460 ish-punonjesit, kerkuan qe te perfitonin sipas ligjit 7501 pronat e tyre dhe bashkia t'i legalizonte. Por Baho u shpreh se situata mbetet peng e nje ligji per pronat qe nuk ka kaluar ne parlament dhe se qeverise i eshte kerkuar zgjidhje. Gjithsesi protestuesit lane nje afat per zgjidhjen e problemit. "Une jam i angazhuar totalisht per zgjidhjen e ceshtjes dhe kam derguar shkresa ne Kryeministri dhe ministrite e linjes", u shpjegoi Baho. Protesta eshte mbikeqyrur edhe nga forcat e rendit.
O.Hila