Ministri Beqiri priti poetin Din Mehmeti

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri, priti poetin e shquar, z. Din Mehmeti, i cili shoqërohej nga Ali Jasiqi, Jonuz Fetahu dhe Jetish Kadishani.
Me këtë rast, poeti Din Mehmeti ia dhuroi Ministrit Valton Beqiri kompletin e librave të tij, botimi i të cilit është mbështetur nga MKRS.
Poeti Din Mehmeti e falënderoi Ministrin Beqiri për mbështetjen materiale në shërbim të veprës së tij letrare komplete, duke thënë se ringjallja e poezisë përmes botimit është ringjallje e kulturës kombëtare. Një komb pa kulturë letrare, tha poeti Din Mehmeti, është një lis pa rrënjë në tokën e tij amtare.
Ndërkaq, Ministri Valton Beqiri tha se krijimtaria letrare e poetit Din Mehmeti dhe personaliteti i tij intelektual e krijues përfaqësojnë artin e përjetësisë në fushën e letrave shqipe, duke shtuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë e privilegjuar ta ndihmoj botimin dhe publikimin e krijimtarisë letrare të një poeti me poezinë e të cilit janë rritur dhe frymëzuar disa gjenerata.