E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovohet libri Gëtja mes Perëndimit dhe misticizmit oriental

Tiranë, 18 janar NOA Është promovua në
mjediset e librari-kafesë E Për7shme, libri Gëtja mes Perëndimit dhe
misticizmit oriental, i autorit Edvin Cami.

Ky punim hedh dritë mbi një përmasë të veçantë
të veprës së poetit gjerman J. V. fon Gëte, që është interesi dhe qëndrimi i
tij tejet pozitiv ndaj Orientit dhe Islamit.

Një qëndrim i tillë gjen shprehje veçanërisht
në veprën Divani perëndimor-lindor, që është vlerësuar nga disa studiues si
epopeja më e rëndësishme lirike e shkruar prej poetit të famshëm gjerman.

Në veprimtarinë e organizuar nën shoqërinë e
muzikës klasike dhe të asaj mistike orientale, si dhe të recitimit të poezive
të Divanit perëndimor-lindor, në një atmosferë tërheqëse, u diskutua ideja e
shprehur prej Gëtes për zhdukjen e kufijve dhe shtrëngimin e duarve mes
qytetërimeve e kulturave perëndimore e orientale në frymëzimin e respektit të
ndërsjellë dhe vlerave të përçuara nga besimet monoteiste në përgjithësi dhe
nga Islami në veçanti.

Ky botim i qendrës për studime letrare Pika
pa Sipërfaqe vjen në sfondin e debateve jo pak të ndezura që prej kohësh zënë
rendin e ditës në Shqipëri e më gjerë mbi çështje si përplasjet e qytetërimeve,
rreziqet e shfrytëzimit të besimit fetar për qëllime terrori, sfida e
identiteteve etj.

a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›