E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompjuteri shtëpi banimi

Shfaqja teatrore ”Norvegjia sot” e Zana Hoxhës Krasniqit regjisore, e luajtur nga dy aktor vendor Egzona Ademi dhe Adrian Morina, ishte një model interesant për vet rrethanat dhe për intuitën rinore kosovare në përgjithësi. Ajo ishte një dramë me temë rinore, ku në fokus kishte problemet rinore Norvegjeze dhe në sensin analogjik mund të thuhet se komunikonte me realitetin vendor. Çifti i pa kënaqur me ecejaket jetësore do të ngjitet në kulmin e të mirave të asaj shoqërie, ku nga ato prurje do ta gjejnë fatalitetin e tyre si dëshirë e pa dëshirueshme, si përzgjedhje e pa zgjedhur, dhe si vullnet i fundit për jetën e tyre ishte vdekja. Pra, teknologjia kohore e krijuar nga vet njeriu vjen si metaforë e një jete artificiale dhe jo e përjetuar.

Koncepti ideor
Të themi se në kuptimin ideor shfaqja ndërlidhet me kushtet dhe vuajtjet e rinisë vendore. Pra, përderisa në Norvegji të rinjtë e atij vendi, e kanë mbërri maksimumin jetësor, në rrafshin vendor, ky maksimum, del të jetë minimum jetësor, në të jetuar. Pra, nëse e shikojmë nga ky prizëm, atëherë mesazhi është mbase serioz. Shoqëria vendore nuk vuan shumë nga mania e vetëvrasjes, siç ndodhë në botë ky fenomen, por rreziku i kësaj loje mbase i hutueshëm ekziston, shikuar nga konteksti social dhe nga perspektiva e vonuar për të ardhmen rinore ose martesore apo për një banim më solid dhe jo me prindër e familje të përzier si perspektivë e pa pranueshme për kohën, atëherë, fenomeni është i besuar njëherësh i rrezikshëm për rrethanat vendore.

Shtruarja
E gjithë shfaqja luhet përbrenda dy dhomave të cilat janë në formë të kompjuterit dhe që personifikojnë kohën moderne, e cila zhvillohet si e tërë nëpërmjet internetit. Çifti në fjalë, nëpërmjet mesingjerit, do të marrin guximin për të vdekur nga maja e kësaj shpikjeje të përsosur. Ajo lloj ngjitjeje është e mbështjellur me të bardhë, vërtetë teknologjia është diçka shumë profitabile dhe do të futet në binarët e asaj që quhet ngjyrë pozitive, por në ndonjë moment të caktuar kjo shpejtësi, është vështirë që të mbërrihet dhe të përjetohet si jetë normale. Çifti në fjalë do të elaborojnë ide ose koncepte për dashurinë, ata do ta sprovojnë edhe dashurinë e pa përjetuar, por fundin e menduar nuk do të mund që ta ndalojnë. Ata do ta ngushëllojnë njëri tjetrin duke gjetur fjalë prej më të mirave për njëri tjetrin në emër të dashurisë, e cila dashuri ekziston por nuk banon përbrenda shtëpisë së tyre. Sepse shtëpia e tyre është kompjuteri dhe ata kërkojnë shtëpinë klasike me tulla e me crepë. Pra, kjo lloj jete do ti shtyj ata me vetëvrarë pakënaqësinë e tyre, e cila pakënaqësi do të manifestohet me fatalitet. Pra ata vdesin në sy të kamerës dhe kamera është syri njerëzor sot. Pra, syri origjinal sikur është shndërruar në sy teknologjik, dhe ata nuk kanë ndjenja për të jetuar më në këtë botë të quajtur “Norvegjia sot”.

Mesazh për kohën
Shpikjet dhe përsosjet kohore janë bërë trend kohor. Nuk mund të imagjinohet jeta sot ndryshe përveç se me një dinamikë të përshpejtuar. Rinia vendore është duke e përjetuar një jetë krejt ndryshe në raport me jetën Norvegjeze, të cilën jetë, ata (bota) janë duket e kërkuar.
Si përfundim, drama përçon mesazhe humane për njeriun e kohës, dhe rinia vendore duhet menduar se jeta si fenomen më vete nuk d.m.th. lumturi, por ajo është e lumtur kur përkthyesi mos lumturinë kohore e shndërron në lumturi përrallore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›