Ministri Bode kundër biznesit VIP: Do paguajnë
Kryetatimori paralajmëroi 3 ditë më parë rreth 100 biznese për shpalljen e falimentit . Ministri i Financave Ridvan Bode i jep ‘OK’ Tatimeve: Provat tregojini në gjyq
TIRANE-Ministria e Financave ka reaguar dje mjaft ashpër ndaj ankesave të bizneseve, që kanë parë ditët e fundit përfshirjen e emrave të tyre në një “listë të zezë” të përgatitur nga Drejtoria e Tatimeve, ku njoftoheshin për fillimin e njëanshëm të procedurave gjyqësore për falimentim. “Ministria e Financave inkurajon administratën tatimore në këtë veprim të sajin, plotësisht në përputhje me ligjin dhe ka bindjen në një proces verifikimi të drejtë dhe të ndershëm nga gjykatat shqiptare”, - thuhet në deklaratën e djeshme, të shpërndarë nga zyra e shtypit e këtij dikasteri. Ministria thekson se procesi i filluar nuk do të ndërpritet nga ankimet e bizneseve, të shprehura edhe publikisht nëpërmjet mediave këto ditë. “Në gjykatë gjithkush do të ketë mundësinë të provojë me prova dokumentare se nuk ndodhet në kushtet e paaftësisë paguese, duke garantuar kështu edhe pagimin e tatimeve të ardhshme”, - shton deklarata. Pra, ngritja e padisë civile për 27 bizneset e para VIP, të përfshira në një listë të cilën e ka publikuar së pari “Gazeta Shqiptare” ditën e hënë, nuk do të tërhiqet, pavarësisht nga argumentimi që disa nga këto kompani i kanë bërë vërejtjes së tyre se Tatimet kanë gabuar në interpretimin e ligjit.
Ndërkohë, po dje përfaqësues të biznesit në vend kërkuan që parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe që pritet të mblidhet të hënën, të miratojë sa më shpejt projektligjin “Për Gjykatën Administrative”. Ligji është vlerësuar si mjaft i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat ligjore të të gjithë shtetasve shqiptarë lidhur me çështjet administrative.
(d.b/GSH/BalkanWeb)