Aksidente, vdes një person dhe plagosen 6 të tjerë
Bilanci i 5 aksidenteve automobilistike të shënuara brenda dy ditëve të fundit në akset rrugore të Lushnjës, Korçës dhe Durrësit kane shkaktuar nje viktime dhe 6 te plagosur, disa ne gjendje te rende
TIRANE-Një i të vdekur dhe 6 të plagosur. Ky është bilanci i 5 aksidenteve automobilistike të shënuara brenda dy ditëve të fundit në akset rrugore të Lushnjës, Korçës dhe Durrësit. Burime nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Volsvagen” me targa TR 4264J që drejtohej nga 27-vjeçari Florian Xhafa, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” është përplasur me një autoveturë tip “Benz” me targa VL 7583, e cila drejtohej nga 36-vjeçari Altin Banushi, nga Vlora. Si pasojë e përplasjes së fortë është plagosur shoferi Banushi si dhe pasagjerët që po udhëtonin me makinën e këtij të fundit, Krenar Licka dhe M.V., përkatësisht 32 dhe 17 vjeç. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjës ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas i plagosuri Licka është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku dhe ka ndërruar jetë. Sipas bluve, aksidenti u shkaktua nga shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte i riu Florian Xhafa. Po në orët e para të mëngjesit të djeshëm u plagos rëndë në një aksident të ndodhur në Bilisht, një emigrant shqiptar. Sipas policisë lokale, Andrea Ahmeti po vinte nga Greqia me autobusin e linjës, kur gjatë një ndalese në qytetin e Bilishtit ka zbritur nga mjeti për të ndihmuar me bagazhet një të moshuar. Në momentin që ndodhej në tokë, 23-vjeçari u përplas nga një mjet që drejtohej Spiro Stavre. I plagosuri është dërguar për mjekim në Greqi, ndërsa është prangosur shoferi. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 3 aksidente në Durrës, ku mbetën të plagosur i riu Blert Mema, 28-vjeçari Dritan Meta nga Shijaku si dhe Ali Cemenja (29 vjeç) e Afrim Pasha, (38 vjeç).
(d.b/GSH/BalkanWeb)